Policia e Kosovës- shoferëve: Mos ndaloni në auto-udhë, nëse nuk është e domosdoshme
Policia e Kosovës ka kërkuar nga ngasësit e automjeteve të tyre që mos të ndalojnë në auto-udhë, nëse nuk është e domosdoshme.
Policia përmes një postimi në rrjetin social në Facebook kanë shkruar disa udhëzime se çfarë duhet të bëjnë ngasësit pas një defekti të automjetit në auto-udhë.
Njoftimi i plotë:
MOS NDALO NË AUTOUDHË, NËSE NUK ËSHTË E DOMOSDOSHME!
ÇFARË DUHET BËRË PAS NJË AVARIE/ DEFEKTI TË AUTOMJETIT NË AUTOUDHË!
-Kaloni në shiritin për ndalje emergjente, duke u larguara në skaj të autoudhës
-Edhe nëse të gjithë treguesit janë aktivizuar, mbani vëmendje dikush mund të shkaktojnë aksident
-Vendosni trekëndëshin e sigurisë së paku 100 metra prapa mjetit tuaj
-Nëse dilni jashtë mjetit jeni të detyruar ta mbani veshur jelekun reflektues
-Bëhu i vëmendshëm, jeni në një zonë të rrezikshme
-Ndalohet hyrja në autoudhë e automjetit që është duke e tërhequr mjetin në defekt
-Ndalohet lëvizja në shiritin për ndalje emergjente
Kontakto Policinë e Kosovës: 192
https://www.kosovopolice.com/dokumente/fushate-vetedijesimi/