Ekzekutohen shtesat e njëhershme prej 100 euro për pensionistët, Murati tregon kush përfiton

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se sot kanë ekzekutuar shtesat e njëhershme prej 100 euro për të gjithë pensionistët.

Murati ka thënë se shtesat janë ekzekutuar për pensionistët e moshës, kategoritë e luftës, pensionet për aftësi të kufizuara, pensionet familjare dhe të invaliditetit në punë dhe pensionet e parakohshme për ata që marrin më pak se 500 euro.

“Ekzekutohen shtesat e njëhershme prej 100 euro për 287,684 pensionistë”, thuhet në njoftimin e Muratit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *