18 të vdekur, 1 mijë e 891 raste të reja me Covid 19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.967 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 794.812 doza të vaksinës.

Deri më sot 267.979 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 13.120 testime, 1.891 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.483 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 112.883.

Në total numri i rasteve aktive është 25.797.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *