21 vdekje, 1278 qytetarë pozitiv me virusin COVID-19
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.346 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 901.013 doza të vaksinës.
Deri më sot 306.287 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 10.609 testime, 1.278 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 21 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 1.248 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 122.140.
Në total numri i rasteve aktive është 26.534.