Identifikohet zyrtari i AUV-it që i informonte pronarët e kafeneve për operacionet e Policisë

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se kanë gjetur se një zyrtar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë po i informonte pronarët e bizneseve për për operacionet e Policisë së Kosovës dhe inspektorëve të AUV-it, lidhur me zbatimin e masave anti-Covid.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, IPK’ja ka bërë me dije se ndaj tij është iniciuar rast penal me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i informatës zyrtare”.

“Pas disa veprimeve hetimore, hetuesit e IPK-së kanë identifikuar se një zyrtar i AUV-it (inspektor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës)  dyshohet se është duke lajmëruar bizneset të cilat ishin duke punuar jashtë orarit respektivisht në kundërshtim me vendimin e Qeverisë.

Lidhur me këtë rast është njoftuar Policia e Kosovës dhe ndaj këtij zyrtari të AUV-it nga ana e hetimeve rajonale të Drejtorisë Rajonale të Prizrenit është iniciuar rast penal me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i informatës zyrtare””, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *