22 të vdekur brenda 24-orëve, 1894 infektime të reja

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit për gjendjen me COVID në vend. Brenda 24 orëve janë regjistruar 22 raste të vdekjes dhe 1.894 infektime të reja.

“Nga 14.284 testime, 1.894 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 22 raste të vdekjes”, njofton MSh.

Sot janë shëruar 1.354 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 117.011.

Bëhet e ditur se në total numri i rasteve aktive është 27.404.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *