22-vjeçarja në Rahovec tentoi t’i japë fund jetës duke konsumuar sasi të mëdha qetësuesish

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Ratkovc të komunës së Rahovecit, ku një vajzë dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së sa.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një 22-vjeçare, e cila dyshohet se ka konsumuar sasi të mëdha të ilaçeve për qetësim, që ia kanë përkeqësuar gjendjen shëndetësore.

Ajo është dërguar menjëherë në këtë qendër nga familjarët, ku ia kanë ofruar ndihmën e parë dhe po vazhdon trajtimin mjekësor.

Ndërkohë mwsohet se Policia u njoftua për rastin nga spitali, me ç’rast një patrullë policore doli në vendin e ngjarjes, ku mori një deklaratë nga familja e saj.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si ‘Vetëvrasje në tentativë’./Sinjali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *