23 VITE NGA RËNJA HEROIKE E BASHKËLUFTËTARIT KOM. REMZI ADEMAJ-PETRITI!

Më 15.08.1998, duke u kthyer nga një takim i rëndësishëm në SH.P.  UÇK-së, në fshatin Nashec bie në pritë të forcave serbe komandat Remzi Ademaj-Petriti, kurse plagosen rëndë Shukri Quni e Sami Saitaj-Shqiponja.

Shkruan: Zafir Berisha

Xhevet Berisha me luftë e shpërthen pritën e trefishtë, duke marrë me vete njërin nga të plagosurit rëndë Shukriun, të cilin e sjellë deri në Zonën e lirë të UÇK-së.

Xhevati nga fushëbeteja largohet me brengën se përpos Petritit ka mbet i vrarë edhe ‘Shqiponja’, i cili ishte plagosur rëndë ku me ndihmën e fshatarve të fshatit Nashec, Kobaj dhe Vlashnje në mëngjesin e 16.08.1998 sillet në spitalin ushtarakë së bashkë me trupin e pajetë të kom. Petritit i cili u varros me nderime të larta ushtarake në Malësi të Vërrinit.

Remziu ra për të mos vdekur kurrë në momentet vendimtare për UÇK-së dhe luftën për liri, në momentet kur ishte duke u bërë transformimi i ushtrisë në rrethana lufte nga Njësite dhe Shtabe Lokale në Brigada dhe Zona Operatve.

Lufta për lirin e Kosovës vazhdoj me shumë beteja e aksione deri me 12 qershor 1999 ku përfundimisht okupatori serbo-sllavë dhe argatët e tyre kapitulluan dhe Kosova filloj të frymoi lirishtë.

Lavdi kom.Petritit dhe gjithë atyre që u flijuan për atdhe!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *