27 vërejtje dhe 5 gjoba nga 200 euro për bizneset që nuk respektuan orarin në Prizren

Gjatë natës së mbrëmëshme, Policia në Prizren ishte e angazhuar në zbatim e masave anti-covid-19 në disa lokacione të Prizrenit, Suharekës dhe të Dragashit.

Gjatë kryerjes së detyrave të tyre, janë inspektuar Sheshe, rrugë të frekuentuara, qendra tregtare si dhe lokalet e gastronomisë etj.

Në zbatim të këtyre masave janë dhënë 27 vërejtje si dhe për mos respektim te orarit te kufizimit te lëvizjes janë shqiptuar 5 gjoba prej 200 euro. Veprimet policore janë duke u bazuar në ligjin 07/L-006.

Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi thuhet në njoftim nga Policia Rajonale e Prizrenit, raporton TV Prizreni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *