30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit nga Prizreni që kanosi personin zyrtar

Gjykata Themelore në Prizren në një komunikatë për media ka njoftuar se, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtariiprocedurës – Fatmir Krasniqi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatjeprejnjë (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 05.04.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 05.05.2022, ndaj të pandehurit G:P., për shkak të dyshimit zë bazuar se ka kryer veprën penale kanosja nga neni 181 par. 3(personit zyrtar) lidhur me par. 2 të nën të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

Me datë 28 mars, në orët e pasdites, në zyrat e objektit të Komunës së Prizrenit, ndaj personave zyrtar në lidhje me punën e tyre zyrtare, i kanos të dëmtuarët – S.T., dhe Ç.L., në atë mënyrë që për shkak të një tenderi, i pandehuri paraqitet në zyrat e Komunës së Prizrenit– ku punojnë të dëmtuarit, dhe të dëmtuarit S.T., – menaxher i projektit i kanoset me fjalët “………., ka me të vra para Komune, nuk ke kegëzu pensionin” ndërsa personit jtetër zyrtar _ Ç.L., Drejtor i Shërbimeve publike, i pandehuri e kanos me fjalët “ Nuk guxon kush me ndërpre kontratën”, si pasojë e kësaj të dëmtuarve u shkakton frikë, shqetësim dhe pasiguri,

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, pasi që i pandehuri dyshohet se seriozisht ka kanosur personat zyrtar dhe atë lidhur me punën e tyre zyrtare, dhe këto rrethana tregojnë rrezikun se me lënin në liri i njëjti mund të përsërisë veprën penale apo të kryejë vepër penale edhe më të rëndë ndaj të dëmtuarve ndaj të cilëve është kanosur, andaj caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm në këtë fazë të procedurës penale, thuhet në njoftim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *