37 kamionë për 17 komuna të Kosovës

17 komuna të Kosovës janë përfituese të 37 kamionëve për grumbullimin e mbeturinave, të bashkëfinancuara nga Qeveria e Kosovës, Bashkimi Evropian dhe Gjermania.

Në ambientet e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, të martën është organizuar e dorëzimit të 37 kamionëve për dhjetëra komuna, ku që nga viti 2017, ky grant ka stimuluar komunat për një mjedis më të pastër.

Pjesë e kësaj ngjarje ishin ministra të qeverisë, ambasadori gjerman, Jörn Rohde, përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Luigi Brusa, kryetar të komunave të të tjerë.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se detyrë e përgjegjësi e Qeverisë është krijimi i kushteve për riciklim të mbeturinave.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli, u shpreh e pakënaqur me menaxhimin e mbeturinave në Kosovë, por fajin për këtë, sipas saj, nuk duhet ta marrin vetëm kompanitë rajonale të mbeturinave.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, tha se dhurimi i këtyre kamionëve, dëshmon përkushtimin e komunave në menaxhimin e mbeturinave. Përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Luigi Brusa, tha se Kosova ka pasur nevojë për një grant të tillë.

Komuna e Suharekës, ka përfituar dy kamionë, dhe i pari i saj, Bali Muharremaj, e ka vlerësuar të rëndësishme një gjë të tillë, duke shtura se, pretendojmë të mbetem komuna më e pastër.

Do ta rrisim numrin e punëtorëve në “Ekoregjioni” edhe do të mundohemi që në të ardhmen të fillojmë me riciklimin e mbeturinave për herë të parë në Kosovë. Ndryshe, ky projekt është zbatuar në kuadër të skemës “Gara për Mjedis të Pastër dhe Granti i Performancës Komunale”, ndërsa shuma totale e këtij granti arrin në 10.4 milionë euro./Televizioni i Prizrenit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *