42-vjeçari në Prizren tenton t’i japë fund jetës duke pirë barna

Një 42-vjeçar ka tentuar të kryejë vetëvrasje mbrëmë pas mesnate në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ në qytetin e Prizrenit.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se ai është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, pasi kishte konsumuar një sasi prej 20 tableta barna.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës njoftojnë se viktima është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë, teksa po vazhdon të trajtohet në repartin e Emergjencës.

Motivet se çka e shtyu deri të tentimi për vetëvrasje nuk dihen ende.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që rasti të shkojë në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *