Vëllezërit Sope ndihmojnë familjet në nevojë në Zhur, Shkozë, Vërmicë, Vlashnje, Kobajë, Billushë dhe disa familje në Opojë

Vëllezërit Sope ndihmojnë familjet në nevojë në Zhur, Shkozë, Vërmicë, Vlashnje, Kobajë, Billushë dhe disa familje në Opojë. Behare Begaj, kryetar i fshatit Zhur bashkë me anëtarët e Komisionit për ndarjen e ndihmave po beheshin gati ti shpërbdajnë ato.

Behar Begaj thotë se “si çdo vit familja Sope edhe këtë vit është gjendje gatishmërie që tu dal në ndihmë familjeve në nevojë”.

“Unë sot jam më Komisionin për shpërndarjen  e ndihmave, dhe janë dhjetëra pako me gjëra ushqimore, dhe të gjitha këto sot do të ndahen për Fitër Bajram. Ne gjatë tërë këtij muaji kemi ndarë ndihma duke i falenderuar bashkatdhetarët tanë, të cilët kanë shprehur vullnetin që të ju dalin në ndihmë familjeve në nevojë, por familje Sope janë të veçantë sepse jo vetëm për festa por janë gjithmonë janë të gatshëm të ndihmojnë. Ne kemi pasur edhe raste të tjera nuk ku ka munguar përkrahja e tyre” thotë ai.

Pakot përmbajnë vlerë rreth 100 euro për familje, nga dy thas miell dhe gjëra ushqimore: vaj sheqer, oriz dhe gjëra të tjera. 

“Ndihmat nuk do të shpërndahen vetëm në Zhur por edhe në Shkozë, Vërmicë, Vlashnje,Kobajë, Billushë dhe disa familje në Opojë” njofton Behar Begaj, kryetar i fshatit Zhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *