519 pacientë u trajtuan në Klinikën Emergjente si pasojë e aksidenteve në komunikacion gjatë gushtit
Në Klinikën Emergjente gjatë muajit gusht kanë kërkuar ndihmë mjekësore 7 mijë e 215 persona, sipas raportit të punës, njofton SHSKUK.
“Në dhomën e kujdesit të avancuar janë trajtuar 2027 pacientë, derisa ekipet mjekësore kanë kryer intervenime kirurgjike te 1353 pacientë.
Gjithashtu, gjatë kësaj kohe, kishte edhe 1 mijë e 478 raste ortopedike dhe 2080 raste internistike.
Për shkak të lëndimeve të marra nga aksidentet në komunikacion, 519 pacientë kishin nevojë për trajtim në Klinikën Emergjente.
Me udhëzim të mjekëve, 722 pacientë janë bartur në klinika të ndryshme për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e tyre.