Ymarn Fusha: Fushatën e fillova me një vizitë tek Refet Bushati…

Ymran Fusha kandidate e PDK-së për Kuvendin Komunal njofton se fushatën e ka filluar me një vizitë tek z. Refet Bushati, njëri ndër themeluesit e PDK-së në qytetin historik të Prizrenit.

Njoftimi i plotë:

Fushatën e fillova me një vizitë tek z. Refet Bushati, njëri ndër themeluesit e PDK-së në qytetin historik të Prizrenit. Z. Bushati rrjedh nga një familje e vjetër prizrenase që e kanë themeluar dyqanin e parë me zeje të orëtarisë në qytetin e Prizrenit. Dyqani i orëtarisë është hapur në vitin 1888 dhe duke vazhduar në 4 breza të familjes vazhdon ta ruan funksionalitetin e tij pa u ndërprerë asnjëherë përgjatë 133 viteve.

Me z. Refet Bushati, kryesuesi i tri shoqatave SHZAP, Esnaf dhe Sofra (ZES) biseduam për problemet e shumta dhe mungesat e mbështetjes për ti ruajtur trashëgimitë tona të qytetit dhe u zotuam se do të jemi zëri I tyre në Asamblenë Komunale në Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *