573 pacientë me Covid-19 po trajtohen nëpër spitale – Krasniqi: Kemi lënë anash shërbimet e tjera

Drejtor i SHSKUK-së Valbon Kransiqi ka thënë se nga mesi i muajit shkurt është vërejtura rritje e numri të pacientëve që kërkojnë hospitalizim.

Ai në mbledhjen e  e Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës me Covid-19, shtoi se nëpër spitale  tani janë duke u trajtuar 573 pacientë.

Krasniqi ka kërkuar respektim të masave në mënyrë që të mos lihen anash edhe shërbimet e tjera.

“Nga mesi i javës së kaluar ne vërejmë rritje të pacientëve që kërkojnë spitalizim dhe kemi 573 pacientë të shtrirë në klinikat tona”.

“…ne kemi ndërmarr masa që i kemi paraparë në menaxhimin e pandemisë duke përmirësuar sistemin e furnizimit me oksigjen dhe duke destinuar klinikat dhe në të njëjtën kohë do të detyrohemi të trajtojmë pacientët me Covid dhe duke lënë anash shërbimet e tjera dhe për të mos vazhduar kjo ne duhet t’i shikojmë me ngul zbatimin e masave”.

Major Arbnesh Ajvazi, drejtor i Divizionit për Siguri Publike në Policinë e Kosovës, tha se nga fillimi i pandemisë kanë shqiptuar 142 mijë fletëparaqitje.

“Policia e Kosovës ka vazhduar prej fillimit të pandemisë në respektimin e Qeverisë së Kosovës duke hartuar edhe planin Covid dhe jemi duke kryer me përpikëri punën tonë”.

“Kemi shqiptuar 142 mijë fletëparaqitje. 1 529 policë kemi pasur të infektuar”.

Kurse Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, tha se situata me Covid-19 në nivelin lokal është e menaxhueshme.

“Gjitha komunat shtabet emergjente i kanë aktive dhe kanë takime të shpeshta dhe në kontaktet që i kemi pasur me kryetarët e komunave në nivelin lokal situata me Covid-19 është e menaxhueshme dhe kryetarët kërkojnë që mos të ketë ndryshim të masave”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *