59-vjeçari në Randobravë të Prizrenit e gjuan tri herë me revole vajzën e tij

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Randobravë të Prizrenit.

Policia në një komunikatë për media ka bërë të ditur se në orën 07:00 të mëngjesit, një 59 vjeçar pas një konflikti verbal ka shtënë me armë në drejtim të vajzës së tij.

Djali i të dyshuarit ia ka marrë armën babait të tij, gjersa ky i fundit është arratisur nga vendi i ngjarjes.

Policia bën me dije se fatmirësisht në këtë rast nuk ka të vrarë as lënduar.

Njoftimi i plotë:

Me datë 14 prill 2023, rreth orës 07:00, në fshatin Randobravë , KK Prizren, një person i dyshuar (N. H. 59 vjeç), pas një konflikti verbal me familjarët e tij ka nxjerr armën e zjarrit- pistoletën dhe ka shtën tri here në drejtim të vajzës së tij (A. H. 31 vjeçe).

Djali i të dyshuarit ka arrit që me forcë të ia merr armën nga dora babait të tij dhe i dyshuari është larguar nga shtëpia.

I dyshuari fillimisht nëpërmes telefonit ka raportuar policin se e ka gjuajtur në drejtim të vajzës së tij dhe se nuk e din a e ka vrarë apo jo dhe në ndërkohe është vetë dorëzuar në Stacionin Policor Prizren.

Patrullat policore bashkë me emergjencën janë nis menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes.

Por në ndërkohë në Stacioni Policor Prizren veri kanë arrit dy viktimat (motër e vëlla) të cilët e kanë dorëzuar armë gjithashtu. Asnjë person nuk ishte vrarë apo lënduar.

Nga Policia është bërë këqyrja e vendi të ngjarjes, mbledhje e provave dhe dëshmive dhe intervistimi i të dyshuarit dhe viktimave.

Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *