Bashkëpunimi për keq, pushteteve po e dëmton seriozisht shtetin!

Pushtetarët  ekonomik, ideologjik dhe politik,duket se veprojnë ndaras dhe pa kurrë far bashkëpunimi. Por, realisht ata po veprojnë dhe bashkëpunojnë aq mirë për interesat e tyre të ngushta, pa menduar arsyeshëm për ardhmërinë e vet këtu në Kosovë dhe te njerëzve që duan të jetojnë këtu.

Shkruan: Adem Gavazaj

Ata si pronar real të shtetit nuk po e kuptojnë  se duhet ndryshuar për treqind e gjashtëdhjetë shkallë sjellja dhe veprimet e tyre, karshi punëtorëve të tyre dhe karshi shtetit të tyre,

 Duhet të kuptohet nga pushtetarët, se koha të cilën po e jetojmë e ka vrarë skllavërinë , po e vret punëtorin dhe  po e lind bashkëpunëtorin. Nëse nuk e kuptojnë këtë ndryshim që e imponon teknologjia do mbesin te vetmuar pa bashkëpunëtorë, të përqeshur e të përbuzur, si njeriu pa shtet, pa krenari…  

Pushtetarët ekonomik, ideologjik dhe  politik   po e vrasin  shpresën dhe dashurinë për vendin, duke bërë pazare  të fëlliqëta.

Ata po sillen kot dhe ngushtë pa e kuptuar se ata janë edhe përgjegjës si pronar edhe për njerëzit e tjerë jo vetëm për familjarët e tyre, të cilët i kanë përgatitë me prona e tjera për me jetuar jashtë…

Pushtetarët e të tria llojeve të pushtetit nuk kanë kurrë far strategjie për zhvillimin më të shpejtë të vendit, me të cilin zhvillim do të ndalet jo vetëm zbrazja, por edhe orientimi i mendimeve degraduese që  është rrënjosur në kokat e njerëzve tanë si: ky vend nuk bëhet, se pushtetarëve të të gjitha llojeve ju intereson vetvetja. Ata edhe familjarët edhe pasurinë e krijuar po e transferojnë  në vende të tjera, varësisht nga i kanë shtetësitë shtesë e tjera.

Neper kuluare thuhet se pushtetarët e të tria llojeve,e kanë shtetësinë e dytë…

Jemi në momentin që pushtetarët politik , ekonomik dhe ideologjik, si pronar real të vendit, ti vënë gishtin kokës, që bashkëpunimit për keq i tyre deritashmi të marrë  fund me qëllim që mos të zbrazet vendi edhe më sepse do të dëmtohet seriozisht edhe shteti i Kosovës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *