70 mjekë aktualisht në izolim

Sejdiu në Klan Kosova, ka treguar se që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë mbi 750 mjekë që janë infektuar nga COVID-19.

“Në tri javët e fundit është rritur numri i mjekëve të infektuar që është në proporcion me rritjen e infektimeve të popullatës. Në këtë moment, sipas informatave të ditës së djeshme, kemi mbi 70 mjekë që janë të izoluar. Është një numër goxha i madh, duke pasë parasysh që një pjesë e tyre që kanë qenë të infektuar, por nuk janë plotësisht të shëruar për punë aktive, atëherë ky numër arrin në mbi 100 dhe kjo është një hendikep shumë i madh kur kemi parasysh që shumica e tyre janë vërtetë të ‘fronit të parë’ – që merren direkt me shërimin e pacientëve me COVID-19. Është një hendikep në gjithë këtë luftë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *