74 aksidente gjatë 24 orëve, një prej tyre me fatalitet

74 aksidente kanë ndodhur gjatë njëzetekatër orëve të fundit në Kosovë.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, në raportin ditor, të martën.

Një prej këtyre aksidenteve ka qenë me fatalitet.

Ndërkaq, 31 aksidente ishin me të lënduar e 42 përfunduan me dëme materiale.

Për shkak të mosrespektimit të rregullave në komunikacion, Policia ka shqiptuar 1 mijë e 591 gjoba.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *