88 prokurorë angazhohen nga Prokuroria e Shtetit për të mbrojtur votën gjatë zgjedhjeve

Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula, ka bërë të ditur janë angazhuar 88 prokurorë dhe 40 zyrtarë nga sistemi prokurorial për këtë proces zgjedhor.

Këto komente Pula i bëri në konferencë për medie të mbajtur në mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve; Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa; Prokurorit të Shtetit; Këshillit Gjyqësor të Kosovës; Komisionit të Pavarur të Medieve dhe OJQ-ve.

Ajo shtoi se Prokuroria dhe Policia e Kosovës do të arrestojnë dhe ndalojnë të gjithë votuesit dhe zyrtarët përgjegjës në çfarëdo mënyre tentojnë apo ndikojnë në keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit.

“Prokurori i Shtetit së bashku me Policinë do të arrestojnë të gjithë që ndikojnë në keqpërdorimin e votës së sovranit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *