9 raste të reja me Covid 19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar nëntë raste të reja me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.341 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 125.882 doza të vaksinës.

Deri më sot 16.821 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.694 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.200.

Në total numri i rasteve aktive është 179.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *