98 PACIENTË TË HOSPITALIZUAR PËR COVID-19 NË SPITALIN E PRIZRENIT, 3 NË GJENDJE MË TË RËNDUAR

Në Spitalin Regjional të Prizrenit aktualisht janë të hospitalizuar 98 pacientë, prej tyre pozitiv me Covid-19 janë 69 të konfirmuar, 3 prej tyre ndodhen në intubim, 16 të tjerë janë në pritje të rezultatit të testit dhe 10 në reanimacion, ka njoftuar drejtori i këtij institucioni shëndetësor, Afrim Avdaj.

Ai më tej tha se gjendja aktuale me pandeminë vazhdon të paraqitet serioze, dhe apeloi tek të gjithë që të vazhdojnë t’i respektojnë të gjitha rekomandimet e autoriteteve shëndetësore kundër përhapjes së virusit famëkeq.

Ndryshe, në këtë Spital janë të hospitalizuar rreth 30 pacientë nga Veriu i Shqipërisë, njoftoi në fund drejtori Avdaj./Televizini i Prizrenit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *