Identifikohet dhe arrestohet i dyshuari për veprën penale “Vjedhje “
Me datë 28 mars 2022,rreeth orës 10:05, ankuesi punëtor i kompanisë “Hidroregjioni Jugor” – Suharekë, ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë vjedhur Derën e rrethojave metalike ne Rezervarin e ujit të qytetit në lagjen Shirokë të Suharekës. Sipas ankuesit demi i shkaktuar në këtë rast, arrin vlerën rreth 200 Euro
Zyrtarët policore kishin filluar hetimet dhe pas një pune operative ne identifikimin dhe zbulimin e kryesve te veprave penale Vjedhje, hetuesit kishin arritur ta zbulojnë identitetin e të dyshimit.
Në lidhje me këtë rast është arrestuar dhe ndaluar i dyshimti P.B, i lindur në vitin 1998.
I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policor i cili ka pranuar rastin e vjedhjes, po ashtu edhe dy raste tjera te vjedhjeve , në lidhje këtë është informuar prokurori kujdestar, por pasi që i dyshuari ka dy urdhëresa arresti nga Gjykata, i njëjti është dërguar vuajtje te dënimit prej 27 ditë burgim.