Identifikohet dhe arrestohet i dyshuari për veprën penale “Vjedhje “

Me datë 28 mars 2022,rreeth orës 10:05, ankuesi punëtor i kompanisë “Hidroregjioni Jugor” – Suharekë, ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë vjedhur Derën e rrethojave metalike ne Rezervarin e ujit të qytetit në lagjen Shirokë të Suharekës. Sipas ankuesit demi i shkaktuar në këtë rast, arrin vlerën rreth 200 Euro

Zyrtarët policore kishin filluar hetimet dhe pas një pune operative ne identifikimin dhe zbulimin e kryesve te veprave penale Vjedhje, hetuesit kishin arritur ta zbulojnë identitetin e të dyshimit.

Në lidhje me këtë rast është arrestuar dhe ndaluar i dyshimti P.B,  i lindur në vitin 1998.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policor i cili ka pranuar rastin e vjedhjes, po ashtu edhe  dy raste tjera te vjedhjeve , në lidhje këtë është informuar prokurori kujdestar, por pasi që i dyshuari ka dy urdhëresa arresti nga Gjykata,  i njëjti  është dërguar vuajtje te dënimit prej 27 ditë burgim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *