Nisin punimet për restaurimin e Kullës së familjes së Jonuz Tafolli në fshatin Çadrak të Komunës së Suharekës
Kulla prej gurit e familjes së Jonuz Tafollit në fshatin Çadrak të Komunës së Suharekës po i nënshtrohet ndërhyrjeve restauruese- konservuese nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në zbatim të programit të punës së aprovuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për vitin 2022.
Si rezultat i vlerave karakteristike, tipologjisë, vjetërsisë por edhe mungesës së mirëmbajtjes për një kohë të gjatë, kjo ndërtesë është bërë pjesë e programeve investuese të Ministrisë së Kulturës e që po zbatohet përmes Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.
Kulla e Jonuz Hasan Tafollit gjendet në fshatin Çadrak të Komunës së Suharekës. Kjo kullë karakteristike për nga tipologjia dhe funksioni është ndërtuar në shekullin XIX e cila fillimisht ka shërbyer për banim dhe për ruajtjen e bagëtisë, por, sipas nevojave dhe rrethanave të kohës ka pasur edhe funksione të tjera. Banorët e këtij fshati tregojnë së kjo ndërtesë është shfrytëzuar edhe si Odë deri në fund të viteve e 90-ta, kur familja Tafolli është shpërngulur nga fshati, me ç’rast kjo Kullë , sikurse shumë ndërtesa tjera të banimit janë braktisur tërësisht.
QRTK – Prizren