Komuna e Prizrenit njofton për iftarin e shtruar ditë më parë
Përmes një njoftimi të botuar në faqen e Komunës thuhet se në iftar kanë qenë të ftuar përfaqësues të Institucioneve.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Komunës së Prizrenit,
Pas disa reagimeve joparimore e kemi vlerësuar të drejtë të ju informojmë lidhur me çështjen në vijim:
Me qëllim të respektimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, Komuna e Prizrenit ka shtruar një iftar tradicional.
Ku të ftuar kanë qenë:
* përfaqësues të Bashkësisë Islame,
* përfaqësues të institucioneve; si Policia e Kosovë dhe FSK-ja,
* përfaqësues të KFOR-it Turk,
* përfaqësues të Konsullatës Turke në Prizren,
* përfaqësues të partive politike,
* të gjithë ish kryetarët e Komunës së Prizrenit,
* deputetët e Prizrenit në Kuvendin e Republikës së Kosovës,
* ekzekutivi i Komunës së Prizrenit,
* kuvendarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit,
* përfaqësues të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”,
* shoqatat e dala nga lufta,
* shoqatat humanitare,
* përfaqësues të shoqatave të biznesit dhe
* qytetarë të tjerë të respektuar të Komunës së Prizrenit.
Reagimet e individëve nuk janë të argumentuara dhe e kanë dezinformuar opinionin publik.
Është traditë që gjatë festave të tilla, të respektohen qytetarët, gjë që ka munguar gjatë viteve të kaluara.
Me respekt,
Komuna e Prizrenit