Arrestohet serbi në Vërmicë, futi 5 euro në dokumentet e udhëtimit
Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë pasi në dokumentet e udhëtimit kishte futur kartëmonedhën prej 5 eurosh.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHËNJE E RYSHFETIT /PKK- Vërmicë, 24.02.2022 – 15:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë pasi i njëjti në pikë kufitare, në mesin e dokumenteve të tij të udhëtimit kishte futur një kartëmonedhë prej 5€ . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.