Identifikohet dhe arrestohet i dyshuarit nga Prizreni për veprën penale “Vjedhje e Rënde“

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se me datë 24 prill 2022, rreth orës 05:15 Polica informohet se ne rrugën “Shto Galica” në Prizren , Ankuesi kishe raportuar rastin ne polici se i është thyer vetura e tije tipit VW Golf 7, me targa vendore nga personi i panjohur. I cili pasi ka kryer veprën ishte larguar ne drejtim te panjohur.

Reagimi policor ishte i menjëhershëm, zyrtaret policore kishin filluar hetimet dhe pas një pune operative në identifikimin dhe zbulimin e kryesve të veprave penale Vjedhje, njësiti patrullues kishin arritur ta zbulojnë identitetin e të dyshimit dhe lokacionin e tij se ku ndodhet.

Në lidhje me këtë rast është arrestuar dhe ndaluar i dyshimti A.Q, i lindur në vitin 1973,m/a/sh.
I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policor ne prani e avokatit mbrojtëse i cili ka pranuar rastin e vjedhjes, po ashtu edhe tri raste tjera te vjedhjeve nga veturat.

Në lidhje këtë është informuar Prokurori kujdestar, i cili ka lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *