Ndalohet për 48 orë i moshuari nga Prizreni që dyshohet për pedofili
Prokuroria Themelore e Prizrenit ka njoftuar se 76-vjeçarit që dyshohet për pedofili, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Sipas Prokurorisë, F.K., dyshohet se ka kryer veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”
“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar i dyshuari F.K., në kohëzgjatje prej 48 orëve. I dyshuari F.K., dyshohet se ka kryer veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet” nga neni 231 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndaj të njëjtit Prokuroria Themelore në Prizren, do të vazhdoj me procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.
Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar , zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Po ju konfirmoj se i dyshuari F.K është arrestuar dhe shoqëruar në polici. I njëjti me vendim të Prokurorit të Shtetit ndalohet për 48 orë. Rasti po hetohet nga hetuesit rajonalë”, tha Gashi.