I prezantohen si policë në autostradën “Ibrahim Rugova”, i grabiten rreth 50 mijë euro shtetasit turk

Policia në një komunikatë për media ka njoftuar se me datë 27.04.2022 rreth orës 20:55 ne Stacionin Policor-Malishevë është paraqitur tani viktima shtetas turk, drejtor i një poliklinike në Prishtinë, duke theksuar se rreth orës 18:00 me veturën e tij me tabela te Shqipërisë ishte duke qarkulluar në Autostradën ,,Ibrahim Rugova’’ nga drejtimi Prishtinës në drejtim të Prizrenit.

Të njëjtin në zonën e Malishevës e kanë ndaluar dy persona të moshës 30-35 vjeçare, që ishin me veturë dhe njëri ishte prezantuar si polic.

Të njëjtit kanë kontrolluar veturën dhe nga vendi ( nen ulëse) i kanë marrë një qantë dore qe brenda saj kishte rreth 40 – 50 mijë Euro para, një telefon IPHON dhe librezën e veturës.

Viktima deklaron se tek te dyshuarit kishte vërejtur se mbanin armë ne brez , por qe nuk i kishin nxjerr nga brezi.

Pas kryerjes se grabitjes te dyshuarit me veturën e tyre janë larguar ne drejtim të Prizrenit.

Hetimet në vijimësi, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *