Mijëra kosovarë ia mësyjnë Shqipërisë
Mijëra kosovarë ia kanë mësyrë Shqipërisë, këtë fundjavë.
Policisë Kufitare i është dashur të punojë me procedure të përshpejtuar që prej orëve të para të ditës, për të shmangur radhët dhe qëndrimet e panevojshme në kufi.
Heqja e masave kufizuese të pandemisë prej 1 Majit jo vetëm që ka shmangur vonesat në kontrollet kufitare, por edhe ka rritur fluksin e qytetarëve që kalojnë në dy anët e kufirit.
Sipas policisë kufitare në orët e para të kësaj të shtune kanë hyre në Shqipëri më shume se 3260 automjete me rreth 6100 qytetarë. Bregdeti mbetet më i preferuari, por edhe qytetet e tjera turistike.