Vdekje e dyshimtë në Prizren
Një person i gjinisë mashkullore ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga rrokullisja e traktorit, gjatë kohës sa po punonte tokën.
Rasti është hapur si “vdekje e dyshimtë”, teksa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
VDEKJE E DYSHIMTË/Mamushë 17.05.2022 – 16:30-00:00. Viktima mashkull kosovar dyshohet se derisa ka qenë duke punuar me traktor në tokën e bujqësisë, është rrokullisur dhe si pasoj ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.