Caktohet seanca kur do të shqyrtohet tërheqja e parave të Trustit
Projektligji për Fondet Pensional do të shqyrtohet në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, e cila do mbahet më 16 qershor.
“Sot u mbajt mbledhja e rregullt dhe është caktuar që seanca e re do të mbahet të enjten, javën e ardhshme, më 16 qershor”, tha Konjufca.
Mbetet të shihet nëse do të ketë vota të mjaftueshme nga deputetët për të aprovuar kërkesën e PDK-së për ndarjen e 30% të mjeteve të trustit.