AKTIVITETE NË SHKOLLËN “ EKREM REXHA” NË LUBIZHDË DHE ZONA TË NDRYSHME TË PRIZRENIT, NË SHËNIM TË DITËS KOMBËTARE TË MJEDISIT

Në organizim të sektorit të mjedisit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prizren, në fshatin Lubizhdë janë realizuar disa aktivitete ambientale në shënim të Ditës Kombëtare të Mjedisit.

Në oborrin e shkollës “ Ekrem Rexha” në Lubizhdë, nxënësit dhe stafi I shkollës, banorë dhe zyrtarë të DSHP dhe punëtorë të KRMM “ Ekoregjioni”, kanë mbjellur 10 fidane drunore si dhe kanë bërë pastrimin e ambientit, në shënim të Ditës Kombëtare të Mjedisit.

Koordinatori i sektorit të mjedisit në Prizren, Muhamet Bajrami, tha se sot po e shënojmë këtë Ditë, pasi dje ishtë ditë pushimi, ndërsa qëllimi i këtyre aktiviteteve është që të vetëdijesojmë qytetarët për të mbrojtur ambientin.

Nxënëset, Valbona Berisha dhe Erza Fangu, i vlerësuan të rëndësishme këto aktivitete dhe apeluan që të gjithë të kontribuojmë në ruajtjen e mjedisit.

Ndryshe, në kuadër të këtyre aktiviteteve për shënimin e Ditës Kombëtare të Mjedisit, do të bëhet edhe shpërndarja e komposterëve, të fletushkave për bizneset dhe lokalet afariste për rregulla të menaxhimit të mbeturinave, si dhe mbjellja e shumë pemëve dekorative në qytet përgjatë rrugës unazore dhe në fshatra, si dhe vendosja e tabelave për ruajtje të mjedisit./Televizioni i Prizrenit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *