Mërgimtarët thyejnë rekord, kaq para dërguan në Kosovë për katër muaj
Kosovarët që jetojnë jashtë vendit vazhdojnë të dërgojnë shuma të madha parash çdo muaj. Ata nga viti në vit thyejnë rekordin e remitencave.
Seenews.com, shkruan se totali i remitancave të huaja në Kosovë u rrit në 5.4% nga viti në vit.
Mërgimtarët dërguan 351.5 milionë euro në katër muajt e parë të vitit 2022, tregojnë të dhënat e Bankës Qendrore.
Vetëm në prill, gjithsej remitencat e huaja arritën në 110.1 milionë euro, nga 90.5 milionë euro në prill 2021, sipas shifrave preliminare të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës.
Totali i remitancave të huaja në Kosovë u rrit në 1.15 miliardë euro në vitin 2021 nga 979.9 milionë euro në vitin 2020.