Hidoregjioni thotë se keqpërdorimi i ujit është rritur apelon për shfrytëzim racional

Përmes një komunikate dërguar mediave, KRU ” Hidroregjioni jugor në Prizren, ka apeluar tek konsumatorët për shfrytëzim racional të ujit, pasi si pasojë e rritjes së temperaturave edhe keqpërdorimet janë rritur ndjeshëm, thuhet në komunikatë..

Njoftimi i plotë:

Me fillimin e sezonit veror, temperaturat shumë të larta kanë reflektuar me ngritje të jashtëzakonshme të shpenzimit të ujit të pijes si pasojë e keqpërdorimit nga konsumatorët e pakujdesshëm për ujitje.

Të nderuar konsumatorë ju njoftojmë se me qëllim të furnizimit të rregullt dhe pa reduktime me ujë të pijes, për të gjithë konsumatorët në këtë periudhë të verës KRU “HIDROREGJIONI JUGOR” apelon te të gjithë konsumatorët që të racionalizojnë shpenzimin e ujit të pijshëm nga rrjeti i ujësjellësit.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,,Hidroregjioni Jugor”, gjatë gjithë kohës është duke kontrolluar dhe inspektuar punën në teren nga ekipet tona përkatëse, në të gjithë zonën tonë të shërbimit. Ekipet tona në teren janë duke identifikuar keqpërdorime të ndryshme të cilat bëhen në rrjetin tonë të ujësjellësit, përfshirë këtu dhe kyçjet ilegale apo të paautorizuara.

Të gjitha rastet e tilla do të procedohen si kallëzime penale në gjykatë dhe në bazë të kodit penal të Kosovës, paraqesin vepër penale.

Nga ana tjetër, ujësjellësi, konsumatorët keqpërdorues do i ngarkoj me tarifat e konsumit të paautorizuar të cilat i kemi prezantuar paraprakisht bazuar edhe në rregulloret e miratuara nga ARRU.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *