Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa
Komiteti për Politikë e Financa, në mbledhjen e mbajtur sot, shqyrtoi rendin e ditës dhe të pranishmit njëzëri u pajtuan që pikat e rendit të ditës të shqyrtohen në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës së Prizrenit.
KPF-ja, poashtu, rekomandoi që Kuvendi i Komunës t’i shqyrtojë edhe tri propozime: kërkesën e Shoqatës së Gastronomëve për lirim nga pagesa e shfrytëzimit të hapësirave publike, raportin e punës gjashtëmujore të Kryetarit, Shaqir Totaj si dhe propozimin për themelimin dhe emërimin e komitetit për kartën e qytetit.