Komuna e Prizrenit nuk iu dërgon ftesa as gazetarëve e as mediumeve

Komuna e Prizrenit nuk është duke e respektuar një “trashëgimi” që nga koha e Eqrem Kryeziut.

Medieve dhe gazetarëve gjithmonë edhe në kohën e Eqrem Kryeziut, edhe në kohën e Ramadan Mujës e edhe në kohën e Mytaher Haskukës iu dërgoheshin ftesa për aktivitete të Komunës.

Dërgoheshin ftesa për aktivitetet e Komunës e të kryetarit.

Komuna e Prizrenit e ka “të trashëguar” një shef të Zyres për marrëdhënie me publikun dhe një një  zëdhënëse të emëruar të kryetarit.

Asnjëri dhe as tjetra nuk dërgojnë ftesa për medie e gazetarë.

Kanë kaluar 100 ditëshi i qeverisjes së përbërjes së re në udhëheqje të Prizrenit dhe veç “betimit” për transparencë si nga njëri ashtu edhe nga tjetra, nuk ka ftesa për gazetarë e mediume.

As Ymer Berisha e as Jona Hoxha dhe askush tjetër nuk iu dërgon medieve e gazetarëve ftesa për aktivitete të Komunës.

A është kaq i vështirë komunikimi me gazetarë, sa e paraqesin njerëzit pa përgjegjësi në Komunë.

Gazetarët janë “specie në zhdukje” në Prizren, dhe edhe me ata pak gazetarë që kanë mbetur, Komuna, nuk ka komunikim zyrtar.

Privatisht edhe mund të ftohet ndokush përmes viberit ose What Sapit, por e përsërisim, ajo që ishte rutinë në kohën e Eqrem Kryeziut, Ramadan Mujës e Mytaher Haskukës është ndërprerë në kohën e Shaqit Totajt.

Ftesat për aktivitet e Komunës nuk ka për gazetarë e mediume.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *