Temperaturat deri në 34 gradë Celsius në dy ditët e ardhshme, IHMK këshillon t’i shmangeni rrezeve të diellit

Moti në dy ditët e ardhshme do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius.

“Situata biometeorologjike vazhdon të jetë jostabile për shkak të indeksit të lartë UV”.

Këshillohet të ju shmangemi kontaktit direkt të rrezeve të diellit, aktiviteteve fizike, sepse kjo situatë meteorologjike ndikon negativisht te shumë persona me sëmundje kronike (hipertension, ostmatikët, diabetikët ) dhe te të moshuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *