Nis së aplikuari sigurimi i detyrueshëm kufitar

Dje ka nisur të aplikohet tarifa e rregullta për sigurimin e detyrueshëm kufitar, të aprovuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).

Sipas një njoftimi të Byros Kosovare të Sigurimit me këtë sigurim duhet të pajisen të gjithë drejtuesit e mjeteve motorike me rastin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës, për mbulimin e përgjegjësisë së tyre në rast të shkaktimit të dëmit ndaj palëve të treta.

“Të nderuar bashkatdhetarë iu informojmë se marrëveshja për mbulimin e policave për automjetet për pasagjerë dhe motoçikleta mes Qeverisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit skadon më 31.12.2020. Pra, duke nisur nga data 1 janar 2021 aplikohen tarifat e rregullta të aprovuara nga BQK-ja, pra policat nxjerrën dhe paguhen në të gjitha pikat kufitare, ku i ka pikat e saja BKS-ja”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *