Petrit Hoxhaj: Rruga e cila na shpie tek guida ka filluar të shkatërrohet nga deponitë ilegale

Kuvendari Petrit Hoxhaj  thote se “Rruga e cila na shpie tek guida, e cila është hapur vjet nga investimet e Kuvendit Komunal, tanimë ka filluar të shkatërrohet nga deponitë ilegale me hedhjen e mbeturina në këtë rrugë. Ai ka apeluar që mos ti hudhim mbeturinat në vendet e investuara, sepse njëkohësisht ia humbim edhe bukurinë natyrës.

Postimi i Plotë:

Të nderuar bashkëvendas te Vlashnjes dhe ju të fshatrava përreth.

Rruga e cila na shpie tek guida, e cila është hapur vjet nga investimet e Kuvendit Komunal, tanimë ka filluar të shkatërrohet nga deponitë ilegale me hedhjen e mbeturina në këtë rrugë.

Ju lutem, që mos ti hudhim mbeturinat në vendet e investuara, sepse njëkohësisht ia humbim edhe bukurinë natyrës.

Ne me hudhjen e këtyre mbeturinave po krijojmë deponi ilegale të cilat janë të dëmshme për ambijetin.

Ne jemi fajtor të këtyre gjërave, sepse askush nga qyteti apo nga fshatrat përreth nuk i hudhin këtu mbeturinat. Prandaj, ju lus dhe kërkoj nga ju, mos i hudhi mbeturinat në vendet të bukura, që pretendojmë të shëndrrojmë në vende turistike dhe me vlerë.

Ne jemi duke u munduar të krijojmë më të mirën për vendin tonë dhe jo të shkatërrojmë.

Nëse ne fillojmë që nga sot, të hudhim përsëri mbeturina, atëherë do të bëjmë shkatërrimin e natyrës dhe vendin, të cilën e kemi dhe për fëmijët tanë.

Ndihem i turpshëm nga fakti që nga rruga shoh këto mbeturina në vende të larta malore dhe ndihem teje i shqetësuar për të nesërmen se çka do të ndodhë?

A do të hidhen përsëri këto mbeturina? Është mëkat të hudhen mbeturinat në vend e pavend.

Apeloj tek të gjithë banorët, në rast se shihni që bëhet hedhja e mbeturinave, t’i lajmëroni institucionet përkatëse dhe policinë apo inspektoratin , që të merren masat ndaj këtyre personave, të cilët po e shkatërrojnë të ardhmen e fëmijëve tanë.

Petriti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *