Faruk Tahiri: Investimet në arsim janë investime në ardhmëri përparimtare

Investimet në arsim janë investime në ardhmëri përparimtare.👊

Në 4 vitet e ardhshme së bashku me Kryetarin Prof. Dr. Mytaher Haskuka në #bashkëqeverisje do të kushtojmë më shumë vëmendje në arsim dhe rini.🤝

Disa nga projektet që planifikohen të realizohen janë:

1.  Shkolla verore për sport dhe rekreacion

2.  Ndërtimi i një palestre sportive për basketboll dhe hendboll dhe ndërtimi i qendrës sportive multifunksionale (ping pong, boks dhe shah)

3.  Ndërtimi i 11 terreneve sportive

4.  Krijimi i parkut botanik për Universitetin e Prizrenit

5.  Sigurimi i transportit për nxënësit e shkollave të mesme dhe universitare

6.  Mbështetja e studentëve për studime jashtë vendit

7.  Vazhdimi i ndërtimit të hapësirave të reja në shkolla fillore dhe të mesme

8.  Funksionalizimi i katër çerdheve të reja publike

9.  Monitorimi dhe vlerësimi i ambientit në shkolla

Bashkë, do të angazhohemi më shumë për Prizrenin. Bashkë, do të qeverisim për t’ju shërbyer të gjithëve pa dallim kush janë, ku jetojnë e çfarë emri apo mbiemri kanë. Bashkë do t’i fitojmë zgjedhjet me 17 tetor. Bashkë me 144.

#BASHKËQEVERISIM144✔

#FarukTahiri11✔

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *