Arrestohet prizrenasi pasi bëri për spital bashkëshorten e tij
Dhjetëra raste të dhunës në familje raportohen çdo ditë në Policinë e Kosovës, ku viktima janë kryesisht gratë që pësojnë nga bashkëshortët e familjarët e tjerë. Një rast i tillë ka ndodhur në Prizren.
Mësohet se rastin në Polici e ka denoncuar gruaja, e cila ka deklaruar se vazhdimisht përjeton dhunë psikike, mirëpo mbrëmë është sulmuar edhe fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Ajo ka thënë se i dyshuari e ka goditur nëpër trup me grushte e shqelma, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore, për çka edhe kërkoi ndihmë mjekësore në spital.
Njësitet policore kanë arrestuar personin e dyshuar, ndaj të cilit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’ dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë