Prokuroria në Prizren: 8 aktakuza kundër 14 personave
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren- Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona të dyshuar, në katër raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se secili nga të dyshuarit veç e veç kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”. Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, është parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar, për shkak të veprave penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje” si dhe, një (1) kërkesë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprat penale “Blerja,posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, susbtancave psikotrope apo analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhunimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.