Me 24 gusht në Zonën e  Marashit do të bëhet prerja e dy drunjve, do të ndërpritet furnizimi me energji elektrike dhe do të bllokohet rruga

Komuna e Prizrenit njofton se më 24 Gusht 2022, nga ora 10:00 deri në orën 15:00, në zonën e Marashit në Prizren, do të bëhet prerja e dy drunjve, të cilët konsiderohen të rrezikshëm për qytetarët.

Lusim qytetarët që të kenë mirëkuptim, pasi, në këtë zonë do të ndërpritet furnizimi me energji elektrike dhe do të bllokohet rruga magjistrale nga Qendra rekreative “Andrra” deri te rruga në restorantin “River Hill”, përfundon noftimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *