Talenti i sportit prizrenas – DIOR ZOGAJ – KAMPIONI I MUNDJES

Mundja është sport i shkathtësisë bujare, tejet atraktiv, por edhe një prej sporteve më të rënda. Qyteti i Prizrenit ka pasur talente dhe suksese të jashtëzakonshme në këtë sport. Falë punës së njohësit të këtij sporti, prof. Sylejman Shalës, shumë mundës prizrenas janë shpallur kampionë të Kosovës, të ish-Jugosllavisë, kampionë të turneve brenda e jashtë Kosovës. Madje, nën drejtimin e këtij strategu, Sadik Ferati dhe Agron Sulaj qenë shpallur kampionë e nënkampionë botërorë në mundje.

Tani prof. Sadik Ferati drejton KM “Kolosi”, klub ky me talente të shumtë dhe kampionë vendorë e ndërkombëtarë. Kësaj radhe do ta veçojmë njërin prej tyre – Diorin.

Dior Zogaj është 9-vjeçar. Është i shkathët dhe tejet energjik. Duke e parë këtë, babai i tij, Artani, e orientoi në sportin e mundjes. Aktualisht stërvit në KM “Kolosi”, klub ky që drejtohet nga ish-kampioni botëror për kadetë, prof. Sadik Ferati.

Talenti i Diorit, përkushtimi i tij dhe stërvitjet intensive me trajnerin Ferati kanë bërë që Diori të dallohet dhe të shënojë suksese të njëpasnjëshme dhe të jashtëzakonshme. Në mars të vititi 2021 në Finlandë shpallet kampion në një konkurrencë mjaft të fortë. Sukseset nuk i kanë munguar as në garat në Kosovë, por as edhe në Maqedoni. Kudo shkëkqen me shkathtësi, eksplozivitet dhe forcë që e bëjnë të triumfojë në çdo luftë me fitore të shpejtë dhe atraktive…

Urojmë që ky mundës të vazhdojë me suksese dhe bashkë me sportistët tjerë të jenë ambasadorët më të mirë të vendit tonë.

V.Bytyçi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *