Lokaliteti Romak në Poslisht: Villa Rustica; Statio; Mansio

Me rastin e ndërtimit të segmentit rrugor të autostradës Prizren-Vërmicë, gjatë vitit 2010, rreth një kilometër në jug të lokalitetit shumë shtresor të Vlashnjes, në anën e majtë të rrugës Prizren–Vermicë, gjegjësisht 150 m në të hyrë të rrugës që të shpie në fshatin Poslishtë; u ndërmorën gërmime me karakter shpëtimi të një lokaliteti të paidentifikuar të kohës romake, por që dihej edhe më parë se ekzistonte; nga gjurmët që janë hasur mbi sipërfaqe të një materiali arkeologjik të datuar në periudhën romake.

Gërmimet rezultuan me zbulimin e një Statio (stacion rrugor) që gjendej i lokalizuar përgjatë rrugës së njohur Via Lissus-Naissus.

Përpos materialit të ndryshëm të luajtshëm arkeologjik, në kuadër të kësaj tërësie arkeologjike, u identifikua një Mansio (bujtinë rrugore) me disa anekse, e ku spikatej një Thermae (banjo tipike romake).

Me siguri pjesë të kësaj bujtine duhet të kenë qenë edhe Mutatio apo stacione për këmbimin e kuajve të lodhur me të freskët, shërbime këto që ofroheshin pothuajse në çdo stacion rrugor përgjatë ‘autostradave’ romake gjatë gjithë periudhës romake. /Databaza e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *