KF “Opoja” gati për edicionin e ri: TË PËRFORCUAR SYNOJNË LIGËN E DYTË
Futbollistët e KF Opoja janë përgatitur si asnjëherë më parë për edicionin e ri të Ligës së tretë të Kosovës në futboll. Ata i kanë filluar me kohë përgatitjet dhe i kanë përforcuar radhët e veta me futbollistë cilësorë, të cilët do ta ndihmojnë klubin për synimin kryesor – inkuadrimin në Ligën e dytë të Kosovës.
“Siç e dini, vitin e kaluar përpak nuk arritëm të inkuadrohemi në Ligën e dytë, ndonëse këtë e kishim merituar. Këtë vit kemi filluar me kohë dhe përgatitjet na kanë shkuar si është më së miri.
Me qëllim që të paraqitemi sa më mirë dhe në fund t’ia arrijmë qëllimit tonë – inkuadrimin në Ligën e dytë të Kosovës, ne kemi përforcuar radhët me futbollistë cilësorë. Kryesisht kemi sjellë futbollistë të spikatur nga Rajoni ynë, por e kemi sjellë edhe një futbollit nga Bregu i Fildishtë.
Lojtarët janë të motivuar në të gjitha aspektet dhe ne besojmë se këtë vit do të jemi edhe më të përgatitur jo vetëm për garat në grupin tonë, por edhe për ndeshjen kualifikuese. Natyrisht, nxitës për suksesin tonë do të jenë edhe donatorët, me në krye “Adil Bau”, ka thënë kryetari i klubit, Driton Zejnullahu.
Ja edhe lista e përforcimeve:
Ermir Berisha
Endrit Berisha
Sylejman Limani
Bledi Qafleshi
Beson Osmanaj
Erman Laçi
Albian Kurtaj
Fabien Boua nga Bregu i Fildishtë
Amin Miftari
Këtë fundjavë nis edicioni i ri. Skuadra e Opojës udhëton në Dejn, ku do të ballafaqohet me ekipin e Anadrinit. Ndeshja fillon në orën 16 dhe do të transmerohet drejtpërdrejt në portalin Newa Kosova dhe në faqen e KF Opoja.
V.Bytyçi