Rrahje në Prizren, ndalohen për 48 orë dy burrat e dyshuar që bënë njëri-tjetrin për spital

Përleshjet fizike në të cilat përfshihen të rinjtë janë të shpeshta në vendin tonë. Vazhdimisht raportohen raste në Polici, por edhe nga qytetarët për rrahje mes qytetarëve, të cilat në shumë raste kanë përfunduar tragjikisht. Kjo është shndërruar në një dukuri shqetësuese duke u rrezikuar kështu siguria publike.

Një rast i tillë ka ndodhur  dje pasdite në fshatin Piran të Prizrenit, ku dy persona pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes vete. Për shkak të lëndimeve të marra ata janë dërguar për tretman mjekësor në spital, ndërkohë që është njoftuar edhe Policia e Kosovës lidhur me rastin.

Njësitë policore me të marrë informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar dy të dyshuarit, të cilët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që dy të dyshuarit të dërgohen në mbajtje për 48 orë dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’./ Sinjali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *